Pizza Shardana - Përkëdhelim shijen!

Pica më e veçantë në Qytet!

Shardana, ju sjell picën më të veçantë në qytet. E dini pse? Sepse përdorim varietete të grurit të papërpunuar për të realizuar brumin me 4 lloje drithërash, që piqet më pas në furrë druri. Rezultati? Një picë e shijshme, e lehtë dhe mbi të gjitha e shëndetshme!

Një picë ndryshe….

Ndryshimi i picës Shardana nga picat e zakonshme, është i dallueshëm që në momentin e parë që e shijon. Kjo, sepse ne kemi ingredientët natyralë të një cilësie të lartë, të gjithë të ardhur nga Italia. Por ajo që e bën unike picën “Shardana” është mbi të gjitha gruri.

Ju zbulojmë sekretin tonë

Mielli që ne përdorim për brumin e picave është i veçantë, si në origjinë edhe në vlera ushqimore. Bëhet fjalë për një varietet të grurit të fortë që vjen nga Foggia, një grurë antik dhe i njohur i zonës së Puglias, i bluar në mulli guri. Kjo do të thotë se gjatë bluarjes gruri ruan të gjitha vlerat e tij ushqimore, sasinë e vitaminave dhe mineraleve të tilla si hekuri, magnezi apo zinku. Gjithashtu ndryshe nga gruri i përpunuar në makineri moderne, gruri i bluar në mulli guri ruan shijen dhe aromën natyrale.

Një picë e lehtë

E keni parasysh ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës që shpesh shkaktojnë picat tradicionale? Kjo nuk ndodh me picën Shardana. Jo vetëm për faktin se drithërat integrale të picës sonë janë shumë më të ushqyeshme, por edhe se mielli që ne përdorim ka një nivel më të ulët të glutenit.

Një picë e shëndetshme

  • Një studim i kryer kohët e fundit vë në dukje se përdorimi i drithërave antike shkakton një ulje të ndjeshme të kolesterolit total dhe të sheqerit në gjak.
  • Gruri që ne përdorim nuk është i modifikuar gjenetikisht dhe në rritjen e tij nuk janë përdorur plehra kimike.
  • Janë drithëra të pasura në polifenole dhe fibra, çka ndikon pozitivisht në aktivitetin antitumoral, anti-inflamator, në përmirësimin e imunitetit dhe në aktivitetin kardiovaskular.

8 arsye më shumë për të zgjedhur picën me grurin antik integral

  • Nuk përmban susbtanca kimike, sepse kultivohet në mënyrë biologjike.
  • Përpunohet më pak duke ruajtur vlerat ushqimore dhe sasinë e vitaminave, fibrave dhe kripërave minerale.
  • Ka më pak gluten.
  • Ka një strukturë të ndryshme të glutenit. Studimet kanë dëshmuar, që ekspozimi ndaj drithërave integrale përmirëson simptomat, tek pacientët intolerantë nga gluteni
  • Kërkon përpunim artizanal, një kohë më të gjatë të fermentimit dhe temperaturë më të ulët të punimit të brumit.
  • Tretet shumë më mirë, pikërisht për faktin se brumi fermentohet më ngadalë dhe në mënyrë më natyrale.
  • Ka më shumë vlera ushqimore.
  • Ka më shumë shije.
Menu Pizza

Bëni zgjedhjen tuaj në menunë plot shije

Pizza Klasike

Pizza Speciale

Pizza Gourmet

Delivery

Porosit tani online!

Pronotoni online

Plotësoni formën e mëposhtme për të bërë porosi online

Call Now Button