Pizza Shardana - Përkëdhelim shijen!
Pica më e veçantë në Qytet!
Shardana, ju sjell picën më të veçantë në qytet. E dini pse? Sepse përdorim varietete të grurit të papërpunuar për të realizuar brumin me 4 lloje drithërash, që piqet më pas në furrë druri.
Rezultati?
Një picë e shijshme, e lehtë dhe mbi të gjitha e shëndetshme!


Një picë ndryshe….
Ndryshimi i picës Shardana nga picat e zakonshme, është i dallueshëm që në momentin e parë që e shijon. Kjo, sepse ne kemi ingredientët natyralë të një cilësie të lartë, të gjithë të ardhur nga Italia. Por ajo që e bën unike picën “Shardana” është mbi të gjitha gruri.

Ju zbulojmë sekretin tonë
Mielli që ne përdorim për brumin e picave është i veçantë, si në origjinë edhe në vlera ushqimore. Bëhet fjalë për një varietet të grurit të fortë që vjen nga Foggia, një grurë antik dhe i njohur i zonës së Puglias, i bluar në mulli guri.
Kjo do të thotë se gjatë bluarjes gruri ruan të gjitha vlerat e tij ushqimore, sasinë e vitaminave dhe mineraleve të tilla si hekuri, magnezi apo zinku.
Gjithashtu ndryshe nga gruri i përpunuar në makineri moderne, gruri i bluar në mulli guri ruan shijen dhe aromën natyrale.

Një picë e lehtë
E keni parasysh ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës që shpesh shkaktojnë picat tradicionale? Kjo nuk ndodh me picën Shardana. Jo vetëm për faktin se drithërat integrale të picës sonë janë shumë më të ushqyeshme, por edhe se mielli që ne përdorim ka një nivel më të ulët të glutenit.
Një picë e shëndetshme
- Një studim i kryer kohët e fundit vë në dukje se përdorimi i drithërave antike shkakton një ulje të ndjeshme të kolesterolit total dhe të sheqerit në gjak.
- Gruri që ne përdorim nuk është i modifikuar gjenetikisht dhe në rritjen e tij nuk janë përdorur plehra kimike.
- Janë drithëra të pasura në polifenole dhe fibra, çka ndikon pozitivisht në aktivitetin antitumoral, anti-inflamator, në përmirësimin e imunitetit dhe në aktivitetin kardiovaskular.

8 arsye më shumë për të zgjedhur picën me grurin antik integral
- Nuk përmban susbtanca kimike, sepse kultivohet në mënyrë biologjike.
- Përpunohet më pak duke ruajtur vlerat ushqimore dhe sasinë e vitaminave, fibrave dhe kripërave minerale.
- Ka më pak gluten.
- Ka një strukturë të ndryshme të glutenit. Studimet kanë dëshmuar, që ekspozimi ndaj drithërave integrale përmirëson simptomat, tek pacientët intolerantë nga gluteni
- Kërkon përpunim artizanal, një kohë më të gjatë të fermentimit dhe temperaturë më të ulët të punimit të brumit.
- Tretet shumë më mirë, pikërisht për faktin se brumi fermentohet më ngadalë dhe në mënyrë më natyrale.
- Ka më shumë vlera ushqimore.
- Ka më shumë shije.
Menu Pizza
Bëni zgjedhjen tuaj në menunë plot shije
Pizza Klasike

Romana
Salcë domate, mocarela fior di latte, ullinj, kaperi, acuge, bejkon

Margarita
Salcë domate, mocarela fior di latte, borzilok

Napoletana
Salcë domate, kaperi, acuge, mocarela fior di latte, borzilok

Sarda
Salcë domate, mocarela fior di latte, salsiçe të freskëta, karciofi, bottarga

Vegjetariana
Mocarela fior di latte, speca, patëllxhan, kungull, djath parmigiano

Kapriçoza
Salcë domate, mocarela fior di latte, speca, karciof, patëllxhan, kaperi

4 Djathrat
Fontina, mocarela fior di latte, gorgonzola, strakino

Bufala
Salcë domate, bufala fshati, borzilok

Contadina
Mocarela fior di latte, patëllxhan tigani, djath i bardhë vendi, domate qershi të freskëta

Nostromo
Salcë domate, mocarela fior di latte, qepë e karamelizuar, peshk ton

Diavola
Salcë domate, mocarela fior di latte, sallam pikant Napoli

4 Stinët
Salcë domate, mocarela fior di latte, proshutë koto, kërpudha, karciof

Barbaricina
Mocarela fior di latte, kërpudha Porcini, djathë dele Sardo, vaj hudhre, proshutë krudo Parma

Monteprama
Mocarela fior di latte, panna, salmon i tymosur

Tris di Funghi
Salcë domate, kërpudha Champignon, kërpudha Porcini, kërpudha Antunna, mocarela fior di latte, vaj hudhre, djathë dele Sardo

Casareccia
Mocarela fior di latte, sallam milanez

Montanara
Mocarella Fior Di Latte, salcë domate, gorgonzola, proshutë Speck

4 Mori
Mocarela fior di latte, salcë domate, gorgonzola, radicchio, sallam pikant Napoli

Parigina
Mocarela fior di latte, proshutë krudo Parma, Philadelphia

Proshutë Kërpudhë Porcini
Salcë domate, mocarela fior di latte, proshutë koto, kërpudha Porcini

Proshutë Kërpudhë Champignon
Salcë domate, mocarela fior di latte, proshutë koto, kërpudha Champignon
Pizza Speciale

Shardana
Salcë domate, burrata, rukola, proshutë krudo Parma

GREMI (by Marco Mulas)
Mocarela fior di latte, rukola, domate qershi të freskëta, bresaola, djath feta dhe petale djathi grana

Deliziosa (by Marco Mulas)
Mocarela fior di latte, gorgonzola, kërpudhë porcini, rukola, domate qershi të freskëta

Gustosa
Mocarela fior di latte, Philadelphia, domate qershi të freskëta, proshutë krudo

Specialità del pizzaiolo
Mocarela fior di latte, krem tartufi, sallam pikant Napoli, Philadelphia

Tirolese
Mocarela fior di latte, arra, gorgonzola, dardhë, proshutë Speck

Fantasia
Mocarela fior di latte, domate qershi të freskëta, sallam milanez, ullinj, kërpudha
Pizza Gourmet

Tartufata
Mocarela fior di latte, kërpudha porcini tigani, krem tartufi, sallam mortadella, pistak

Due Mari (by Marco Mulas)
Kallamarë, karkaleca, mocarela fior di latte, lulelakër tigani, salmon i tymosur
